Koment i Ambasadёs sё Rusisё në Shqipëri në lidhje me spekulimet për ndërprerjen e të ashtuquajturës “marrëveshja e drithit”

Nga: Ambasada e Rusisё në Shqipëri

 

Tërhoqën vëmendjen tonё spekulimet e ndryshme që u shfaqën në mediat shqiptare mbi temën e vendimit rus për moszgjatjen e të ashtuquajturës “marrëveshja e drithit”. Në lidhje me këtë, do të dëshironim të shënonim sa vijon.

Më 22 korrik 2022, në Stamboll u nënshkruan dy marrëveshje – Iniciativa e Detit të Zi për eksportin e ushqimit ukrainas dhe amoniakut rus dhe memorandumi Rusi-OKB për normalizimin e eksportit tё produkteve bujqësore dhe plehrave ruse. Kjo “paketë” u konkludua me qëllime humanitare për të promovuar sigurinë ushqimore globale, për të zvogëluar kërcënimin e urisë dhe për të ndihmuar vendet në nevojë në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Por në kundërshtim me qëllimet e deklaruara humanitare, eksporti i ushqimit ukrainas u shndёrrua pothuajse menjëherë në një bazë thjesht komerciale. Gjatë funksionimit të Iniciativës së Detit të Zi, u eksportuan gjithsej 32.8 milion ton ngarkesë, nga të cilat më shumë se 70% (26.3 milion ton) u dërguan në vendet me nivele të larta dhe tё mesme tё larta tё tё ardhurave, përfshirë shtetet anëtare tё BE-sё. Pjesa e vendeve të varfra dhe më të varfra, në veçanti Afganistani, Etiopia, Jemeni, Sudani dhe Somalia u furnizua me më pak se 3%, duke shёnuar një total prej 922,092 ton.

Ndërkohë, gjatë vitit regjimi i Kievit përdori në mënyrë të përsëritur korridorin humanitar të siguruar nën “iniciativën e Detit të Zi”, për sulme terroriste kundër objekteve civile dhe ushtarake ruse.

Sa i përket memorandumit Rusi-OKB, mund të konstatohet se nga pesë detyrat e parashikuara në dokument nuk u përmbush as edhe një prej tyre. Pёr shembull, “Rosselhozbank” nuk u rilidh me sistemin SWIFT, ndёrsa importi i pjesëve rezervë dhe pajisjeve për prodhimin e produkteve bujqësore dhe plehrave në Rusi u ndalua, duke u cilësuar si import i produkteve me “përdorim të dyfshtë”. Portet e huaja janë mbyllur si mё parё për anijet ruse dhe shkarkimin e ngarkesave tona. Llogaritë e huaja të kompanive bujqësore vendase mbeten “të ngrira”. Nën biseda hipokrite për nevojat e vendeve të Jugut global dhe faktin se sanksionet gjoja nuk zbatohen për produktet ushqimore dhe plehrat, Perëndimi vetëm sa vazhdoi të “vuloste” gjithnjë e më shumë sanksione të reja antiruse.

Në kushtet e një sabotimi të hapur të realizimit të Marrëveshjeve të Stambollit, vazhdimi i zbatimit të “iniciativës së Detit të Zi”, e cila nuk e justifikoi qëllimin e saj humanitar, ka humbur çdo kuptim pёr Rusinё. Në të njëjtën kohë, vendi ynë do të jetë edhe më tej i gatshëm, në mënyrë të pavarur dhe, ndër të tjera, pa pagesë, të vazhdojë furnizimin e vendeve më të varfra të botës me plehra kimike ruse dhe produkte ushqimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne