Komisioneri i BE, Varhelyi: Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, është pyetur në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Avdullah Hoti, se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Për këtë çështje Varhelyi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare dhe sipas tij kjo nuk është e lehtë.

“Kushtet (për liberalizim), siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por siç e potencova duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë.

Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos ketë krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit etj… Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka treguar se komisioneri i BE-së ka sjellë një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne