Izraelitët në protestë ndaj masave të reja kundër COVID-19, përleshje me policinë

Hebrenjtë ultra-ortodoksë në Izrael, të cilët protestojnë kundër masave të reja të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), mbrëmë janë përleshur me forcat policore.

Qindra izraelitë të cilët dolën në protestë në Kudsin Perëndimor, sulmuan forcat policore me gurë dhe gjë sende të tjera të forta, si dhe u vunë flakën kantave të mbeturinave në rrugë.

Policia tha se të paktën 17 demonstrues u arrestuan gjatë protestës.

Mes një rritjeje eksponenciale të infeksioneve, Izraeli imponoi një bllokim të plotë që do të jetë në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se bllokimi do të hiqet në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.

Dje, Izraeli regjistroi 4.674 infeksione të reja me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, deri më tani vendi ka raportuar 278.585 raste, përfshirë 1.803 vdekje dhe 215.181 të shëruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne