Komisioni i Shëndetësisë miraton pr.ligjin e kanabisit, rrëzon propozimin e Braçes

Është miratuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nen për nen projektligji për kabanisin mjekësor.

Ndërkohë, gjatë komisionit të Ekonomisë deputetët socialistë rrëzuan propozimin e kolegut të tyre, Erion Braçe i cili kërkoi përcaktimin e hapësirës që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.

Rrëzimi i këtij propozimi u bë pas shpjegimit që përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dha i cili tha se kjo nuk duhet të përcaktohet te ligji.

Mendoj që nuk duhet të përcaktohet te ligji. Projektligji parashikon që është këshilli i ministrave i autorizuar për kufizimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi”, tha ai.

Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”. Me qëllim që te agjencia të punësohen vetëm personat që kalojnë procesin e verifikimit, përmes një procesi që lidhet me kriterin e integritetit moral e specifika të tjera si dhe propozimi që “për t’u pajisur me licencë”’ subjekti i interesuar paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një vlerë 100 mijë lek të reja, e pakthyeshme./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne