Komiteti Kushtetues Sirian punimet do t’i vazhdojë më 25 nëntor

Përfaqësuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Geir O. Pedersen bëri të ditur se mbledhjet e Komitetit Kushtetues Sirian do të vazhdojnë më 25 nëntor.

Pedersen tha se kanë bërë një fillim të mirë në takimet e Komitetit Kushtetues SirianGjenevë të Zvicrësdhe se bisedimet kanë kaluar shumë më mirë se sa pritnin shumica e njerëzve.

Pedersen gjithashtu bëri të ditur se bashkëkryesuesit e Komitetit Kushtetues Sirian nga radhët e regjimit dhe të opozitarëve, ranë dakord që takimet të vazhdojnë në Gjenevë më 25 nëntor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne