Siri – 5 civilë u vranë nga sulmet ajrore ruse në Idlib

Sipas Radarit të Opozitarëve avionët luftarakë rusë kanë që natën e kaluar që po sulmojnë qytezën Kefrenbil dhe fshatrat Rami, Xhibala, Maarshimshan, vendbanime këto që ndodhen të gjitha brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile të Idlibit (Beretat e Bardha) raportojnë se si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 3 vetë në fshatin Rami, 2 të tjerë në fshatin Maarshimshan, pra gjithsej 5 civilë.

Ndërkaq i ka kaluar të 25 vetët numri i të vdekurve nga sulmet ajrore që avionët luftarakë të Rusisë dhe regjimit të Esadit kanë bërë gjatë javës së fundit kundër vendbanimeve brenda Zonës së Çtensionimit të Idlibit.

Që nga 17 shtatori 2018 e këtej, datë kur Turqia me Rusinë firmosën në Soçi memorandumin e mirëkuptimit për Zonën e Çtensionimit të Idlibit, kanë vdekur më shumë se 300 civilë si pasojë e sulmeve që regjimi dhe forcat ruse kanë bërë në këtë zonë.

Kurse numri i të zhvendosurve nga vendbanimet, ku sulmet janë më intensive, drejt vendbanimeve relativisht më të qeta dhe sidomos drejt zonave afër kufirit me Turqinë, e ka kaluar 1 milionin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne