Kompania franceze mori përsipër aeroportin e Beogradit për 25 vjet

Kompania franceze “Vansi Erport Serbia” dje zyrtarisht erdhi në krye të menaxhimit të Aeroportit të Beogradit Nikola Tesla dhe filloi koncesionin për 25 vjet.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, aeroporti “Nikola Tesla” dhe Korporata Franceze Vansi nënshkruan një kontratë koncesioni më 22 mars të vitit të kaluar pas tenderit të kryer, raporton Vijesit Online.

Tenderi ndërkombëtar u krye më 10 shkurt 2017, dhe vendimi u mor me 5 janar 2018.

Vansi ofroi të investojë 1.46 miliardë euro në aeroport dhe këto investime përfshijnë tarifa të njëhershme, tarifat minimale të koncesionit dhe investimet kapitale, raporton Tanjug.

Vansi njoftoi se synon të arrijë numrin e 15 milion pasagjerëve në vit në aeroportin e Beogradit gjatë koncesionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne