Kompanitë teknologjike amerikane kundërshtojnë dekretin e Trump

Dhjetëra kompani amerikane aktive në fushën e teknologjisë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të emigrantëve nga 6 vende myslimane.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, kompani të tilla si Amazone, Facebook, Google dhe Microsoft së bashku me 160 kompani të tjera aktive në fushën e teknologjisë kanë dorëzuar një dokument në gjykatën e apelit në Maryland ku shprehin kundërshtimin e tyre ndaj dekretit të Donald Trump kundër emigrantëve myslimanë. Këto kompani, kanë shprehur përkrahjen për vendimin e gjykatësve federalë për bllokimin e zbatimit të dekretit presidencial të nënshkruar nga Trump më 16 Mars 2017. Ky dekret ndalon hyrjen e shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni në SHBA për një periudhë 90 ditore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne