Komplotet saudite kundër vendeve arabe gjatë historisë

Ish lideri jemenas Ali Abdullah Salihu ka publikuar dokumentet sekrete të cilat zbulojnë komplotet saudite kundër vendeve arabe, sikurse që ishin:

  1. Mbështetja Barzanit për vendosjen e qeverisë kurde në veri të Irakut;
  2. Mbështetja okupimit të Bregut perëndimor me qëllim të shkatërrimit të çdo shprese të palestinezëve për çlirimin nga okupimi sionist;
  3. Nxitja e Izraelit kundër Egjiptit dhe kryetarit të tij, Naserit;
  4. Ujdia e qëllimeve të përbashkëta të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portali zyrtar i partisë At-Mo’tamar ash Sha’abija al  Alam(Kongresi i përgjithshëm botëror) , lideri i të cilit është ish kryetari i përmbysur jemenas Ali Abduallah Salihu, ka publikuar dokumentin e Arabisë Saudite i cili paraqet korrespondencën zyrtare në mes mbretit të atëhershëm saudit dhe presidentit amerikan Lindon B.Johnsonit, i cili përmban shënimet tronditëse për rolin e Arabisë Saudite në dobësimin e pozicionit egjiptian gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Arabia Saudite në atë kohë ka pas marrëdhënie shumë të këqija me kryetarin e atëhershëm egjiptian  Naserin, ndërsa konfrontimi i tyre është përforcuar pasi që Naseri ka mbështetur revolucionarët jemenas kundër qeverisë së mbretërisë Mutevekile të Jemenit të cilin e ka mbështetur Arabia Saudite.

Në dokumentin e publikuar bëhet thirrje në minimin e çfarëdo ideje të unitetit arab në parimet e nacionalizmit arab dhe në dritën negative përmenden shtetet arabe në fqinjësi të Arabisë Saudite, sikurse ishin Iraku, Siria, Jordania dhe Palestina.

Në dokumentin të cilin Arabia Saudite e ka dërguar presidentit amerikan Johnsonit lidhur me luftën arabo-izraelite të vitit 1967,  shkruan:” Forcat egjiptiane do të tërhiqen nga Jemeni vetëm nëse Izraeli nis sulmet me qëllim të okupimit të Gazës, Sinajit, Bregut Perëndimor, Golanit. Kjo do të detyrojë Naserin që të tërheq forcat e veta ushtarake nga Jemeni”.

Do të thotë, në vitin 1966, vetëm disa muaj para humbjes egjiptiane flitet për “rolin e rrezikshëm” të Egjiptit në Jemen dhe rajon, mbështetjes së tillë të forcave revolucionare jemenase dhe minimin e aversionit të masave popullore kundër Arabisë Saudite  dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dokumenti poashtu akuzon Egjiptin se në mënyrë konstante gjatë periudhës së gjatë historike punon me qëllim të rrënimit të dinastisë saudite në Arabi.

Nëpërmjet disa pikave sauditët i propozojnë presidentit amerikan se si duhet të sillet kundrejt Egjiptit duke insistuar në atë se Egjipti është armiku më i madh si të Arabisë Saudite ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë dokumenti inkurajon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ofrojnë mbështetje Izraelit në kryerjen e sulmit të shpejt ushtarak kundër Egjiptit me ç’rast izraelitët do të mbizotërojnë pikat më vitale me të cilin do të detyrojnë kryetarin egjiptian që të tërheq forcat e veta ushtarake nga Jemeni, ndërsa Sirinë duhet mbajtur në psikozë se ajo do të mund të jetë radhë të sulmit ushtarak, me ç’rast sauditët i propozojnë Izraelit që të okupojnë një pjesë të Sirisë ashtu që të mbajnë përherë të preokupuar me atë problem, ashtu që pas neutralizimit të tyre Arabia Saudite të imponohet se lidere e re arabe në botën arabe.

Sauditët propozojnë më tutje se është shumë e rëndësishme që Izraeli të okupojë Gazën, e cila është nën kontrollin e Egjiptit, si dhe Bregun perëndimor i cili është nën kontrollin e Jordanisë, ashtu që palestinezët  më nuk do të kishin mbështetje  në asnjë territor nën udhëheqjen e ndonjë shteti arab i cili do të mundësonte veprimin nga hapësirat e tyre. Ky qëndrim arsyeton faktin tragjik se disa vende arabe i shfrytëzojnë palestinezët për interesat e tyre nën përpjekjen gjoja të çlirimit të Palestinës./saff

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne