Komploti i ri i Helmetave të Bardha: Transferimi i gazit klor në një qytet në Idlib

Grupi Helmetat e Bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib.

Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullti dhe qeverisë siriane. Në të vërtetë, Grupi Helmetat e bardha që synonte të luante një rol humanitar në Siri, ka dëshmuar qartë dhe formalisht se ka hyrë në këtë vend nën qëllimin humanitar, në mënyrë që të veprojë si një instrument i fuqive perëndimore kundër qeverisë siriane. Burime ruse kanë informuar se në komplotin e tyre të ri anti-sirian kanë transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Kohë më parë, presidenti i Sirisë në një intervistë televizive ka folur mbi grupin Helmetat e Bardha dhe ka thënë se për Damaskun ky është një grup terrorist i cili do të shkatërrohet ashtu si grupet e tjera terroriste në Siri. Bashar Asad, tha se grupi Helmetat e Bardha nuk janë një grup I ndihmës së shpejtë dhe grup social, por është krahu mediatik i terroristëve të Frontit Nusra dhe shtoi: regjimi Sionist, Jordania dhe fuqitë perëndimore, po mundohen ta largojnë këtë grup nga Siria. Ushtria e regjimit sionist njoftoi se një grup prej 800 persona nga grupi Helmetat e Bardha janë transferuar në Izrael. Qeveria siriane ka denoncuar evakuimin e qindra anëtarëve të një “grupi humanitar” të mbështetur nga Perëndimi në një kamp ushtarak izraelit, duke thënë se ky veprim i Tel Avivit tregoi natyrën e vërtetë të të ashtuquajturve “Helmetat e Bardha”, grup që akuzohet se ka punuar me militantët e grupeve takfiriste dhe se ka organizuar sulme të rreme me gaz kimik në Siri. Ministria e Jashtme siriane ka thënë se Damasku kishte paralajmëruar më parë për rolin e rrezikshëm që Helmet e Bardha po luajnë në minimin e sigurisë dhe stabilitetit në Siri dhe në rajon për shkak të “natyrës së tyre terroriste”.

“Izraeli ka gënjyer gjithmonë duke pretenduar se nuk ka lidhje me luftën e zhvilluar në Siri, por ka transferuar qindra anëtarë të organizatës terroriste “Helmetat e Bardha” dhe të grupeve të tjera terroriste në bashkëpunim me qeveritë e SHBA, Britanisë, Jordanisë, Gjermanisë dhe Kanadasë dhe kjo ka zbuluar mbështetjen e këtyre shteteve ndaj grupeve terroriste në agresionin e tyre ndaj popullit sirian dhe në shkatërrimin e infrastrukturës në Siri me pretekste të rreme “,deklaroi Ministria e Jashtme e Sirisë. Kjo ministri shtoi: “Fjalët nuk janë të mjaftueshme, për të shprehur pakënaqësinë që ndjejnë sirianët ndaj këtyre komploteve dhe përkrahjes së pakufizuar të ofruar nga shtetet perëndimore, Izraeli dhe Jordania për organizatën e helmetave të bardha dhe për grupet terroriste ISIS dhe Fronti al-Nusra si dhe për organizata të tjera terroriste, të cilat kanë punuar gjatë tetë viteve të fundit me qëllim të shkatërrimit të Sirisë.”/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne