PD nxjerr dokumentat: Miliardat që ka përfituar Bego duke shkelur ligjin. Prokuroria nën urdhërat e Ramës

Dokumente zyrtare të bëra publike sot nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, provojnë se vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, trafikanti i drogës i kthyer në biznesmen, Edmond Bego, në shkelje të plotë të ligjit të prokurimit publik që skualifikon automatikisht të dënuarit, ka përfituar disa miliardë lekë nga tenderat publikë. Këto miliarda më të fundit në sektorin e energjitikës.

Konkretisht:

  • 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti
  • 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd
  • 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dokumentat e mëposhtme publikuar nga PD-ja edhe sot, deri më tani nuk e kanë vënë në lëvizje Prokurorinë. Boçi thekson se ky është një tjetër tregues se institucioni i prokurorisë është kapur nga Edi Rama.

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën.
Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.
Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike”, u shpreh Boçi nga selia blu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne