Putin: Irani, Rusia dhe Turqia janë bërë shkak për progresin e zgjidhjes së krizës në Siri

Presidenti i Rusisë ka deklaruar se bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë ka ndihmuar në zgjidhjen e krizës siriane.

Vladimir Putin në një deklaratë të tij pas takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të Rusisë dhe Turqisë në Moskë ka thënë: Në procesin e zgjidhjes së krizës siriane janë bërë ndryshime të dukshme. Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë gjithashtu ka thënë se është caktuar koha e takimit të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Teheran( vende garantuese të bisedimeve të Astanasë) ku qendra e bisedimeve do të jetë analizimi i situatës në Edlib. Shumica e mediave ruse kanë deklaruar se krerët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë në muajin shtator do të takohet në Teheran. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne