Kompromisi i radhës: Kosovës ulëse në OKB, UNESCO, e INTERPOL , serbëve, autonomi kulturore e fetare

Avokati i njohur nga Beogradi dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste të Serbisë ,Toma Fila i ka propozuar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq një zgjidhje për Kosovën, e cila, sipas tij, kënaq shqiptarët e mund t’i kënaqë edhe serbët.

Sipas asaj që shkruan “kurir” i Beogradit, Fila ka thënë:

“Do t’i propozoja Vuçiqit që atyre (shqiptarëve të Kosovës, vërejtje e Koha.net) t’ua ofrojmë atë që iu pengon. Të hyjnë në OKB, të jenë në UNESCO, të jenë në INTERPOL … Është në duart tona. Kjo do të thotë t’iu ofrojmë që të mos pengojmë që Kosova të hyjë në organizatat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, si kompensim ne mund të fitojmë autonomi fetare e kulturore, qëndrim të serbëve në Kosovë dhe garantim të të drejtave të tyre pronësore në të cilat Perëndimi edhe bazohet”.

 

Fila ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë ndërsa, sikur dhe Vuçiq, ai e ka fajësuar ish – kryetarin serb Boris Tadiq duke thënës se nënshkrimi i tij për hyrje të EULEX-it në Kosovë ka qenë fillimi i njohjes së saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne