Bota Islamofobi

Terroristi kanadez që vrau myslimanët e pafajshëm brenda në xhami pranon autorësinë e krimit

28-vjeçari nga Kebeku i akuzuar për vrasjen e gjashtë myslimanëve në një xhami të Kebekut, ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Terroristi Alexandre Bissonnette akuzohet për vrasjen e gjashtë myslimanëve dhe plagosjen e pesë të tjerëve, në total 12 vepra penale.

Ai u akuzua për vrasje të shkallës së parë ndaj gjashtë myslimanëve si dhe për vrasje të mbetur në tentativë kundër pesë personave të plagosur në gjendje kritike për jetën. 31 persona dhe katër fëmijë ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.

Bissonnette ishte i pranishëm gjatë seancës së gjyqit në Quebec City kur gjyqtarja François Huot lexoi secilën prej akuzave. Për secilën nga akuzat ai u përgjigj se e pranonte fajin.

Siguria për të hyrë në sallën e gjyqit ishte tepër e madhe. Kushdo që dëshironte të shikojë procesin do të duhej të kalonte përmes një detektori. Personave që dëshironin të ndiqnin procedurat u kërkuan gjithashtu të paraqisnin edhe dokumentet e identifikimit.

Midis atyre që u paraqitën në gjykatë ishte edhe e veja e njërit prej viktimave, e rrethuar nga një grup të afërmish. Disa nga gratë e pranishme në sallë filluan të qanin në momentin kur Bissonnette hyri në sallën e gjyqit. Në sallë ishin të pranishem edhe drejtuesit kryesorë të komunitetit musliman.

Procedura paraprake do të përcaktojë se cilat prova do të marrë për bazë juria. Çdo provë e paraqitur gjatë kësaj kohe e ka të ndaluar publikimin, një hap rutinë që merret për të siguruar paragjykimet.

Procesi gjyqësor mendohet të zgjasë dy muaj dhe seanca kryesore është planifikuar të fillojë javën e ardhshme. Gjykatësi i çështjes kërkoi që të thireshin 600 anëtarë të jurisë, tre herë më shumë nga sa kërkohej në gjyqet rutinore në Quebec City./cbc/Gazeta Impakt

OPINIONE