Komuniteti grek në SHBA nderon si hero Kostandinos Kacifasin

Kostandinos Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA, është trajtuar si hero nga komuniteti grek në Boston të Shteteve të Bashkuara. Gjatë një parade të organizuar në nder të Përvjetorit të Pavarësisë, portreti i tij është mbajtur në duar, ndërsa nuk munguan as thirrjet që lartësonin figurën e tij.

Ditën e dielë, grekët të mbledhur në kryeqytetin e Masacusets, përkujtuan kryengritjen helene kundër osmanëve. Por gjatë gjithë aktivitetit u vërejtën edhe thirrje dhe banderola me përmbajtje ultra-nacionaliste që shigjetonin kryesisht Shqipërinë.

Shembull është edhe ky mbishkrim ku lexon “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”

Në rradhët e organizatorëve të paradës përfshiheshin Federata Heleno-Amerikane e Nju Ingland, Metropoliti Grek Ortodoks i Bostonit dhe  Konsullata e Përgjithshme e Greqisë.

Duke patur parasysh se Konsullata është një institucion zyrtar që përfaqëson Athinën, thirrjet me prapavijë nacionaliste mund të konsiderohen të papranueshme, duke qënë se përmbajnë qartësisht pretendime territoriale dhe mesazhe që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne