KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR DHE PËRPJEKJET E TIJ NË MBROJTJE TË IDENTITETIT FETAR ISLAM. LIDHJET E MISIONARËVE ME PROPAGANDËN KOMUNISTE NË KORÇË.


Behar Kaceli

DOKUMENTE ARKIVORE (1932–1939)

Dokumentet arkivore të fund-viteve ‘30 dëshmojnë shqetësimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar ndaj veprimtarisë së misionarëve në Korçë.

Rasti lidhet me djaloshin Tefik A….., një jetim 16–17-vjeçar nga Devolli, nxënës i Shkollës Bujqësore në Kavajë, i cili kishte ndjekur më parë Shkollën Amerikane në Korçë, të drejtuar nga misionari amerikan M. Kennedy. Sipas raportit të Kryemyftiut të Zonës së Korçës (25 gusht 1932), Kennedy e kishte pagëzuar djalin në fenë protestante. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, Tefik A…. deklaroi se nuk kishte pasur ndërmend të ndryshonte fenë, se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për pasojat e aktit të pagëzimit dhe se vazhdonte ta konsideronte veten mysliman. Kryemyftiu argumentonte se, për shkak të moshës së mitur dhe mungesës së kujdestarit ligjor, veprimi i misionarit ishte në kundërshtim me ligjin dhe tejkalonte kompetencat e tij si drejtues shkolle.
Në vijim, Kryesia e Komunitetit Mysliman i kërkoi zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Brendshme të merrte masa ndaj drejtorit Kennedy, duke theksuar se shkollat amerikane, përveç misionit arsimor, synonin përhapjen e protestantizmit. Kryesia e konsideronte pagëzimin e një të mituri mysliman pa pëlqimin e kujdestarëve si një veprim të dëmshëm për interesat fetare dhe kombëtare dhe kërkonte ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore.
Dokumentet e vitit 1939 tregojnë se shqetësimi ndaj aktivitetit të misionit në Korçë ishte shndërruar në një çështje shtetërore. Kryesia e Këshillit Ministror dhe Ministria e Punëve të Brendshme urdhëruan prefekturat të kontrollon veprimtarinë e misionarëve amerikanë, të cilët akuzoheshin për propagandë fetare përmes shpërndarjes së literaturës dhe organizimit të mbledhjeve. Veçanërisht për Korçën, autoritetet identifikonin misionarët Korvad (hungarez) dhe Parragi (amerikan), duke kërkuar mbikëqyrjen e tyre dhe shqyrtimin e mundësisë së dëbimit, me arsyetimin se zhvillonin edhe propagandë komuniste. Njëkohësisht, kërkohej vigjilencë edhe ndaj ndikimit të mundshëm të ish-misionarit Kennedy, i cili ishte larguar nga Shqipëria.

________________

1. Korrespondencë ndërmjet Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi ndalimin e drejtorit të Shkollës Amerikane në Kavajë për përhapjen e fesë protestane tek studentët myslimanë. 06.04.1932
[ A.Q.Sh. F. 482, Komuniteti Mysliman viti 1932, D. 94, f. 1-5.]

KRYEMYFTINIA e ZONËS KORÇËS
Korçë, më 25 Gusht 1932. /P. T. Kryesis së Komunitetit
TIRANË
Kemi nderen t’Ju lajmërojmë se djal’ i quajtun Tefik A…. nga katundi Devoran i Korçës në moshë 16-17 të vjeçar që studijon në shkollën Bujqësore në Kavajë, prindrit e tij të vdekur prej kohe dhe i rritun në Jetimoren e këtuashtme dhe nga të mos pasura përkrahës t’afërm kish hymë për mësim në shkollën fillore këtu që quhet ndën emrin shkolla Amerikane e drejtuar prej misionar M. Kenede nënshtetas Amerikan dhe ma vone pasi ka mbaruar kët shkoll me ndërmjetësimin e të përmendurit ka mundun të hyjë në shkollën i Bujqësore të Kavajës ku ndodhet dhe sot si student. Përpara dy javësh informohem se mistonari në fjalë M. Kenedi i ka pagëzuar (vaftisun) këtë djalë Tefikun në Fenë Protestante dhe mi kët e sipër u interesova dhe prezentova djalën në fjalë para kësaj Zyre dhe mbi pyetjet që i bëra më deklaroi si vijon:
1.Emrin e kam Tefik A…. në katundin Devoran dhe ime më e im atë janë të vdekur, kujdestar zyrtar nuku kam jam student në shkollën Bujqësore në Kavajë, por masi kam nji kushëri t’em në Stamboll dëshëroj që të shkoj aty për arsye se nuku u bëj ballë mësimeve e punimve të shkollës ku vazhdoj.
2.Është e vërtetë që përpara disa ditvet M. Kenediu Drejtor i shkollës Amerikane këtu më ka pagëzuar në fenë Protestante, por ay pagëzim për mua nuk ka bërë ndonjë efekt moralisht tek ndërgjegjia ime, pasi unë po qëndroj në fen time në fenë Islame.
Kjo ngjarje ndodhi kështu, M. Kenedi paros më proponoj se ja dëshëronj të regjistrohi si anëtar në shoqërinë Ungjillore dhe unë si pa farë gjëje i thashë po duke mos ditun asgjë fare se çështja e këtij proponimi do të përfundonj në pagëzim e me ndrim feje, pagëzimi m’u bë duke hedhur ca ujë mbi kryet tem, dhe unë heshta në kët pagëzim tue mos kundërshtuar veprën që e formulin që m’u bë, masi kam parë përkrahjet e tyre, mirpo në tjatër anë si kundër kam qënë ndërgjegjësisht i qetësuar ashtu jam dhe sot e tutje ma jam qëndrués në fenë teme në fenë që më kanë lënë nëna dhe baba,pra kët e bëra për koplimenton e tij. Në kët pikë no nji premtim a friksim nuk kam parë.
Mendimi im është se djali Teufik Asimi pasi nga mosha ndodhet 16-17 vjetsh ku nuk ka arrité moshén ligjore e të jeté né gjindje që të çmojë dhe si nji student i nji shkoll shtetnore pa dyshim ka kaluar kufinë dhe ka bërë nji hap kundra ligjit, kundra arsyes dhe me kët kuxim po të mos i pritet hovi mundet të bëjë dhe vepër tjetër si k’jo me afér kësaj, edhe e konsideronj két vepér Jashta detyrës që ndjek si Drejtues i nji Shkolle nën syrvejancën e shtetit. edhe djali masi ndodhet jo në moshén ligjore, dhe në rast si kur té sypozojné se shfaqi déshirén e veté djali prapé Z Kenedi duhet té lajmëronte kujdestarët e tij ose gjinin ose kompetentët në kët pikë.
Në kët mënyrë u lajmërua dhe Prefektura, por i rekomandova që të thirrte djalin dhe ta pyeste, mirpo djali paskërka shkuar né shkolle në Kavajë.
Kryemyftiu i Zonës
[Vula zyrtare e Kryemyftinisë së Zonës Korçë]
[Nënshkrimi me dorë]

_________________
2. Kryesia e Komunitetit Mysliman në Tiranë, i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, i datës 6 Shtator 1932, me një koncept-shkresë (draft) ku reagohet zyrtarisht pas raportit të marrë nga Korça për rastin e djaloshit Tefik A.
KRYESI e Komunitetit Mysliman / Tiranë, më 6.9.1932
Nr. 81 / Dosje Res

Koncept

Në përgjigje të shkresës Nr. d. P. T. Ministris së P. të Mbrendshme
Tiranë

Ne kemi konstatue e marrë vesht ner fletore se shkollat amerikane të hapuna ner shumë vise si në Turqi ketu në Shqipni e gjetke, veç ne ndergjetshët e të dhanunit të mësimeve, kanë per qellim me përhap protestanizmin ner ata vende qi hapën shkolla.
Kët gja vjen e na e verteton fakti se ner keto ditë, si mbas lajmërimit qi na ban Kryemyftiu i Zones Korçës, marrim vesht se Drejtori i shkollës Amerikane në Korçë i quejtun Kenedi, tue mos respektue dispozitat/ligjeve të Mbretnisë Shqiptare, ka muejt me kry në nji djalosh Mysliman i qujtun Tefik Asimi nga katundi Devoran i Korçës në moshem 16-17 vjetësh, formalitetet e Pagzimit të tij në fenë protestane.
Z.Drejtori në fjalë, si mbas lajmërimit të sipermë, ka gjet rast se djali nuk paska asnji kujdestar a perkrahës dhe as nanë as babë; dhe per nji guxim të tillë të z. Drejtorit në fjalë ju lutemi të keni mirsinë me urdhnue marrjen e masave të nevojshme, qi t’i pritet keshtu e tutje hovi veprimeve të tilla në dam të kolektivitetit Kombëtar e fetarë. Bashkëlidhun paraqesim kopjen e shkresës së Kryemyftinis mbi pagzimin e djalit. Lutemi perfundimi të na njoftohet.
KRYETARI
[Nënshkrimi me dorë: Dr. B. Shapati]

____________________
3. Ministria e Punëve të Brendshme reagon me anë të një qarkoreje dërguar Prefekturës së Elbasanit, mbi kontrollin e aktivitetit të tyre në Shqipëri. Viti 28.07.1939-02.08.1939.
[ A. Q. Sh. F. 271 (Prefektura e Elbasanit), V. 1939, D. 1-345.]

Mretnija Shqiptare
Kryesia e Kontrollit Ministruer Nr. 1127 res.
Ministris P. Brendshme Tiranë 26.7.39.
Informoheni se në disa vise të Mbretnis, e veçanërisht në Korçë ka rifillue nji veprim i misionarve protestantë amerikan, aktiviteti i të cilëve asht ç’faqe në anën e nji propagande tue shpërndame ndëper rrugë e lokale libra të ndryshme dhe tue bë mbledhje.
Me qenë se, siç dihet, nji veprim i tillë asht në kundërshtim me interesat e vendit, lutemi që në nji anë të jepni urdhën për ndalimin e këtij aktiviteti të filluem, dhe n’anë tjetër të tregohet nji kujdes i veçantë për mbikqyrjen, vëzhgimin e ndjekjen e atyne personave që merren me aktivitetin e naltpërmendun.
Kryeministri
Shefqet Verlaci

__________________^^^^
4.Mbretnija Shqiptare/ Ministrija E P. Të Brendshme/ Zyra Sekrete Nr. 330 Res. /Tiranë, Më 23-9-1939-Xvii

P R E F E K T U R A V E
Për dijeni e veprim simbas urdhënit të sipërm.
Shtojmë se në Korçë ndodhen dy nga këta misionarë: shtetasi hungarez Korvad dhe shtetasi amerikan Parragi. Prefektura e Korçës asht e lutun t’a hetojë çashtjen imtensisht mbasi këta elementa zhvillojnë dhe propagandë komuniste e antifashiste dhe të na njoftojë mendimin e saj për ekspulsimin e tyne.
Nji tjetër shoku i tyne, shtetas amerikan Kennedy, mbas ngjarjeve të fundit, ka lanë Shqypninë, por në gjithë këtë të kini kujdes se mos ka lanë rrënje aty në Korçë dhe propagandën e zhvillon nga jashtë. Presim përgjigje.
M I N I S T R I :

Gjithashtu kryemisistria me anë të një shkrese vë në dijeni edhe prefekturat e tjera, kryesisht Korçë dhe Elbasan me nënprefekturat Gramsh dhe Peqin.
Mbretnija Shqiptare/ Kryesia e Keshillit ministruer/ Nr. 1127 /Tiranë, Më 26-7-1939-XVII
Ministris P. Brendshme Tiranë

Informoheni se në disa vise të Mbretnis, e veçanërisht në Korçë ka rifillue nji veprim i misionarve protestantë amerikan, aktiviteti i të cilëve asht ç’faqe në anën e nji propagande tue shpërndame ndëper rrugë e lokale libra të ndryshme dhe tue bë mbledhje. Me qenë se, siç dihet, nji veprim i tillë asht në kundërshtim me interesat e vendit, lutemi që në nji anë të jepni urdhën për ndelimin e këtij aktiviteti të filluem, dhe n’anë tjetër të tregohet nji kujdes i veçantë për mbikqyrjen, vëzhgimin e ndjekjen e atyne personave qi merren me aktivitetin e naltpërmendun.
Kryeministri
Shefqet Verlaci

Mbretnija Shqiptare/ Kryesia e Keshillit ministruer/
Zyra Sekrete Nr. 330 Res. /Tiranë, Më 28-7-1939-Xvii
Prefekturave
Për dijeni e veprim simbas urdhënit të sipërm.
Shtojmë se në Korçë ndodhen dy nga këta misionarë: shtetasi hungarez Korvad dhe shtetasi amerikan Parragi. Prefektura e Korçës asht e lutun t’a hetojë çashtjen imtensisht mbasi këta elementa zhvillojnë dhe propagandë komuniste e antifashiste dhe të na njoftojë mendimin e saj për ekspulsimin e tyne.
Nji tjetër shoku i tyne, shtetas amerikan Kennedy, mbas ngjarjeve të fundit, ka lanë Shqypninë, por në gjithë këtë të kini kujdes se mos ka lanë rrënje aty në Korçë dhe propagandën e zhvillon nga jashtë. Presim përgjigje.
M I N I S T R I :
M. Bushati

Prefektura e Elbasanit / Elbasan, më 2.VIII.1939-XVII/ Nr. 55 Res.
Nënprefekturave Gramsh e Peqin Komandës Qarkut Këtu
Lutemi të hetohet në mënyrë t’urdhnueme dhe veçanrisht të keni kujdesi të posaçme për mos zhvillimin në kët qark të nji propagande të tillë.
Prefekti : (Ahmet Hastopalli)

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne