Protesta Kombëtare të mbrojë Rilindjen Kombëtare DHE POETIN KOMBËTAR NAIM FRASHËRI nga sulmi i sektit “rilindje” të Edi Ramës që trashëgoi metodat dhelparake të Ismail Kadaresë që instalojnë shpërfilljen, tjetërsim ideor për synime të shkombëtarizimit e konvertimit të shqiptarëve, dhe ndërtimit të fuqisë fiktive morale ndikuese me synime politike të manipulimit të Opinionit Publik,
të përçarjes dhe të shthurjes së shqiptarëve dhe justifikimit të ndërhyrjes së huaj
Nga Artur Shkurti
“Udha e shkronjave”
Tiranë, 14 qershor 2026
Tjetërsimi i frymëzimeve morale e kombëtare të Naim Frashërit kundër vetë Naimit me konceptin e nëpunësit Ebu Qerim, me fakte të jetës dhe veprës së Naim Frashërit Kadare ia la trashëgim sektit “rilindje” të Ramës metodën e sulmit ndaj Naimit. Edi Rama ia hoqi titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit me ligjin 93/2022.
———————————-
E si munden që të bëhen pluhur vallë:
Vepra e mirë, shpirti i dëlirë, zemra e gjallë?
Naim Frashëri
Zoti në zëmër të ndyrë s’ hyri dhe s’ ka për të hyrë.
Se atje rri djalli vetë, s’ qasetë Zot’ i-vërtetë.
Naim Frashëri, “Qerbelaja” (1898)
Si të rriten nënë zgjedhë,
nuk bënenë të lirë
pastaj s’e hedhin dot ledhë
ndaj mejtohi sot mirë.
Naim Frashëri
“Histori e Skënderbeut” (1898)
Mos iu afro dhelpërisë, po së drejtës iu nis pas
në dëgjofsh fjalët e mia, do të jesh gjithnjë në gas.
Naim Frashëri, “Bagëti e bujqësia” (1886)
“Ç’ bën ata, ju mos e bëni!
Njeriu, kur e ha qeni,
kur e ha qen’ i-tërbuar,
me dhëmbë duke kafshuar,
ajy po s’ munt t’a kafshonjë
fajnë duhet t’j’a dhuronjë.
Se e-liga edh’ e-mira,
njeriu dhe egërsira,
qysh munt të ndahet në jetë
ndaj njeriut të vërtetë?”
Naim Frashëri, “Qerbelaja” (1898)
Artikulli:
Kadareja e konceptoi nëpunësin Ebu Qerim me material nga jeta dhe vepra e Naim Frashërit, dhe puna në Zyrën e Censurës e të Botimeve në Ministrinë e Arsimit të Perandorisë Osmane. I vetmi art i Kadaresë është të tallet me moralin dhe frymëzimin e vërtetë kombëtar ose ta anonimizojë atë, ta transferojë e ta përvetësojë vetë. Kadre nuk ka moral të vetin. Morali i tij është tallja me moralin. Ai nuk frymëzohet. Frymëzimi i tij është të tallurit me frymëzimin. Ai nuk ndjen. Ndjenja kryesore është smira ndaj Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe në përgjithësi rilindasve. Ideali i tij nuk është udhëheqja e vërtetë morale e popullit, por fundosja e idhujve të popullit, siç Kadare fundosi veten me bindjen ndaj komunizmit, sipas skemës së Manifestit të PKSH-së që thoshte se i gjithë produkti ideologjik i shekujve do të përmbyset nga komunizmi. Dhe komunisti Kadare (në fakt pelivani Kadare) i vihet punës “tallëse” jo pa frikë, por me këto synime:
Tek “Histori e Skënderbeut” Naim Frashëri pasqyron kundërshtimin e Kananit që djemtë e Gjon Kastriotit të mos i jepeshin peng Sulltanit. Naim Frashëri shkruan vargjet me vlerë morale-edukative: “Si të rriten nën zgjedhë nuk bënenë të lirë, pastaj s’e hedhin dot ledhë, ndaj mejtohi sot mirë”. Kadareja e përvetëson dhe e bën ide kryesore kundër vetë Poetit Kombëtar Naim Frashëri.
Kadareja kërkonte revansh ndaj Naim Frashërit. Pasi Kadareja “armatoset” me “idenë e vjedhur” nga Naim, ndërton “nëpunësin Ebu Qerim” me këto tipare: “i rritur nën zgjedhë” e drejtuesve të Pallatit të Ëndrrave (nënkupto Naimin në Ministrinë e Arsimit), që “nuk u bë i lirë, dhe nuk e hodhi dot ledhin”, por çuditërisht bëri karrierë. Në fakt Naim Frashëri zgjidhi problemin kryesor të shtypjes së shqiptarëve që ishte vetëdija kombëtare dhe ideologjia kombëtare, diçka që Kadareja nuk e bënte dot nën PPSH dhe nën Enver Hoxhën. Nuk ishte dëshmia e shtypjes që e bëri Naimin të kishte karrierë në Ministrinë e Arsimit, por ishte nevoja e Sulltanit për njerëz me dituri, frymëzim, vetëdije globale e integritet të lartë në Ministrinë e Arsimit që t’i përgjigjej saktë presionit të Opinionit Publik që në rastin e Perandorisë Osmane përfaqësohej nga disa dhjetra kombe. Kadare pati frikë nga narrativat e pista që kishte ndërtuar tek “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” dhe pas 1990, me shpejtësi ndërroi titullin, duke hequr fjalën “nëpunësi” dhe duke i ndërruar emrin personazhit të tallur Ebu Qerim, e duke e bërë të krishterë Mark Alem, për të devijuar interpretimin e veprës sikur nuk kishte në qendër “nëpunësin” (Naim Frashëri) por “Pallatin”.
Smira, vjedhja e tjetërsimi ideor i Kadaresë ndaj Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare, u ushqye nga nevoja e komunizmit për të patur me nxitim produktin e vet kulturor masiv, në zbatim të Manifestit për të përmbysur produktin kultor borgjez e fetar, për t’i dhënë lavdi PPSH-së, Enver Hoxhës, dhe produktit të vetë komunizmit, pra edhe tipave si Kadareja.
Kadareja hidhet në sulm dhe kërkon të shpëtojë interpretimin e tij si “i rritur keq nën zgjedhën e PKSH dhe Enver Hoxhës” me mungesë “lirie”, dhe për pasojë i paaftë, të hedhë ledhin (pengesën), pra të zgjidhë realisht një problem të shqiptarëve.
Naim Frashëri kishte parasysh saktësisht tipa si Kadareja për ata që rriten nën zgjedhë. Dhelpra Kadare tregohet i shkathët dhe “zgjedhën e PPSH-së” na e bën “liri”. Ai kërkon të kafshojë Poetin Kombëtar Naim Frashëri me nëpunësin Ebu Qerim.

















