Shqiperia

“Koncesionet do t’i “thajnë” paratë e buxhetit”, Panariti: Borxhi i lartë publik, skllavërim i vendit!

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti shkruan se pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do t’i “thajnë” paratë e buxhetit.

Sipas tij, këto para do të dalin nga taksa më të larta, nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve, nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim.

POSTIMI:

Borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit!

Pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do ti “thajnë” paratë e buxhetit që në thelb janë paratë tona..

Janë paratë e shqiptarëve, paratë tona që do të paguajnë atë.

Sepse nuk ka burime të tjera!

Që do të paguajnë për “aventurat” financiare të tipit, pas meje le të bëhet qameti.
Borxhe, që po përdoren për investime jo produktive, për infrastrukturë rrugore jashtë standardit me çmime tre herë më të larta se mesatarja Evropiane. Ndërkohë që fqinji ynë jugor i ndërtoi rrugët dhe urat me paratë e Evropës.

Por nga do të dalin këto para?

Këto para do të dalin nga taksa më të larta, nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve, nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim. Bujqësi.

Derisa nuk mban më dhe të dalësh në ankand ndërkombëtar për tu blerë “me gjithë lecka”.

Por cilat janë pasojat?

Pasojat janë, rritje e varfërisë, papunësi, zbrazje e vendit.

Prandaj borxhi publik sa i gjithë prodhimi i përgjithshëm bruto është skllavëri, është pushtim pa armë.

Presidenti Amerikan John Adams thoshte:

Ka dy mënyra për të pushtuar dhe skllavëruar një vend. E para me shpatë dhe e dyta me borxhe.

Ne po pushtohemi dhe skllavërohemi me borxhe./tpz

OPINIONE

INTERVISTA