Meta: Kriza në Kakavijë mund të parandalohej, shteti u kap tërësisht i papërgatitur

Presidenti i vendit, Ilir Meta ndan të njëjtin mendim me analistin Artan Hoxha, sa i përket kaosit që u krijua në pikën doganore të Kakavijës.

Kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale, një shkrim të Hoxhës ku theksohet se kriza në Kakavijë mund të parandalohej.

Meta mbështet mendimin se shteti ynë u kap tërësisht i papërgatitur për t’i shërbyer popullit të tij.

Postimi i plotë:

KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ! Nga Artan Hoxha: Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës.

Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme.

Mezi i shkund. Mezi u ngrit.

U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne