Koncesioni i Sterilizimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish zv.ministrit Rjepaj dhe biznesmenit Rrapaj

Ish-zv.ministër i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të akuzuar për koncensionin bënë rekurs në Gjykatën e Lartë lirimin nga burgu. Bëhet me dije se Gjykata e Lartë  nuk e ka pranuar rekursin  e ish-zv.ministrit dhe biznesmenit. Të dy kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila nuk ka pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie.

Prej gati katër vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete koncesion. Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, teksa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milion dollarësh. Emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala ‘Në shënjestër’ siguroi të dhënat që flisnin për korrupsionin në sektorin e Shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro.

Por çfarë është kontrata e sterilizimit?

Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas të dhënave të publikuar nga BIRN pak kohë më parë rezulton se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Elektrobisturia është pjesë e njërit prej seteve kirurgjikale, që kompania koncesionare “SaniService” i shet Ministrisë së Shëndetësisë për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH) për çdo ndërhyrje.

Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara.

Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh. Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne