Në qytetin e Pogradecit u zhvillua së fundmi një konferencë kulturore dhe sensibilizuese, e organizuar nga Shoqata “Nejat”, me fokus të veçantë çështjen e pranisë së organizatës së muxhahedinëve të MEK-ut në Shqipëri, të vendosur prej vitesh në kampin e Manzës, Durrës.
Kjo konferencë synoi të informojë opinionin publik dhe të nxisë reflektim mbi ndikimin e kësaj organizate në shoqërinë shqiptare, duke sjellë dëshmi, diskutime dhe analiza të thelluara nga përfaqësues të shoqërisë civile, studiues, gazetarë dhe familjarë të anëtarëve të bllokuar brenda strukturave të mbyllura të MEK-ut.
Aktiviteti u mbajt në një klimë të qetë qytetare, por me një ton të fortë sensibilizues, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe rikthimin e individëve pranë familjeve të tyre./gazetaimpakt
















