Nga Petro Prodani
Isha ne klase te katert. Ne fund te dites, perpara se nxenesit te largoheshin per ne shtepi, mesuesja zgjodhi dy prej tyre dhe ju ngarkoi nje detyre:
Shkoni ne kishe dhe me sillni nje cope mermer. Neser, do te bej nje eksperiment qe do t’ju cudite te gjitheve – perfundoi ajo.
Njeri prej ‘Fatosave te Enverit’ te ngarkuar me kete mision hajdutesh isha une, nje femije rreth 11 vjecar, i paditur dhe naiv. Tjetri ishte nje shok klase qe banonte shume afer kishes.
Problemi ishte se ne kishe kishte punetore qe po e shkateronin ate dhe nuk te linin te hyje brenda.
Keshtu qe ne u takuam ne muzg. U futem ne kishe nga nje e care e vogel, gjetem nje cope mermeri dhe u larguam me shpejtesi nga frika se mos na zinte rroja.
Mesuesja e mbajti fjalen. Diten tjeter na befasoi te gjitheve. Ajo mori copezen e mermerit dhe hodhi dy pika uthulle mbi te. Nje shkumbe aktive filloi te gryente gurin e bardhe si debore.
Sa me e forte uthulla, aq me shpejt do te shkaterohet mermeri – konkludoi mesuesja e kenaqur nga cudia qe kishte pushtuar syte e femijeve.
Kaluan shume vite deri sa arrita te kuptoj se me doren time feminore e kisha vendosur copezen e mermerit ne mozaikun anti-fetar me te madh ne Bote. Kjo ishte Shqiperia ateiste e institucionalizuar ne vitin 1967 …
Ngjarja e mesiperme mu rikujtia kur pashe se ‘Muzeumi i Artit Mesjetat’ ne Korce reklamon 45 vjetorin e tij.
Pyes veten: Perse duhet te krenohet nje institucion i tille ? Per ekspozimin e vlerave materiale dhe shpirterore qe nuk i takojne ?
Po kthehem perseri tek kisha e mermerit tim. Ajo, pasi u shkaterua, u kthye ne nje muzeum ateist ku me nje ironi therrese ekspozoheshin ikona jo vetem te ckulura nga muret e saj, por edhe nga ambjentet e shume kishave te tjera qe paten te njejtin fat. Bile me te keq. Ato u rrafshuan totalisht.
Vite me vone, Qeveria Shqiptare, Qeveria Greke dhe Bashkia e Korces investuan ne nje ambjent te ri ku mbahen shume ikona/ikonostase ne nje menyre aspak profesinale dhe shkencore, duke filluar qe nga emri i muzeumit: Muzeu i Artit Mesjetar.
Le ta harrojme emrin. Por kursesi nuk duhet te harrohet pronari i ikonave; Kisha Autoqefale Shqiptare.
Ajo, dhe vetem ajo, eshte pronarja legjitime e pjeses dermuse te objekteve te ekspozuara ne muzeumin ne fjale.
Se fundmi, uroj qe ‘Kisha e Mitropolise’, nga e cila une vodha mermerin per te provuar fuqine e uthulles, te rindertohet sa me pare./gazetaimpakt