Bota

Konflikti Armeni-Azerbajxhan, plagosen dy gazetarë francezë të “Le Monde”

Dy gazetarë të së përditshmes franceze “Le Monde” jane plagosur nga të shtënat e artilierisë azere në qytetin armen Martuni, pranë frontit të Nagorni-Karabakh.

Gazetarët janë plagosur teksa ishin duke filmuar civilë që po arratiseshin nga zona e konfliktit.

Në të njëjtën vend-ngjarje është plagosur edhe një kameraman lokal armen dhe një korrespondent rus.

Ky lajm ka ardhur teksa Ministria armene e Mbrojtjes ka qenë duke përditësuar bilancin e humbjeve të luftës. 103 ushtarë dhe 7 civile armene janë vrarë nga sulmet e ushtrisë azere.

Forcat e armatosura të Azerbajxhanit po përdorin gjerësisht dronë të prodhimit turk dhe izraelit, të modelit “Harop”, të cilët kanë goditur shumë makina dhe zona ushtarake të separatistëve armenë të Nagorni-Karabak.

Aviacioni kombëtar armen, i cili zotëron avionë të fuqishëm zbulimi SU-30, nuk ka ndërhyrë ende për të mbrojtur hapësirën ajrore.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai rus Vladimir Putin janë dakordësuar mbi nevojën për ta mbyllur konfliktin, dhe për t’i dhënë fund dhunës ne rajonin separatist.

Makron gjithashtu është shprehur i shqetësuar për mesazhet luftë-nxitëse të Presidentit turk Rexhep Tayjip Erdogan, i cili stimulon çdo aksion të Azerbajxhanit për të rifituar rajonin prej kohësh problematik.

Armëpushimi i nisur në vitin 1994, në fakt ka bërë që rajoni problematik të kalojë më shumë nga ana e armenëve, dhe tani Azerbajxhani po sulmon për ta rimarrë atë me forcë, me mbështetjen politike dhe logjistike të Turqisë./tpz

OPINIONE

INTERVISTA