Kongresmeni amerikan: Shiitët dhe sunitët të vrasin njëri-tjetrin

Dina Rorabaker, kongresmen i shtetit të Kalifornisë, i cili para disa ditësh ka mbështetur sulmet terroriste të ISIS në Teheran dhe me këtë mbështetje është kthyer në qendër të vëmendjes së medias, në një deklaratë të tij për të shpjeguar deklaratat e mëparshme ka thënë se preferon që shitët dhe sunitët të vrasin njëri tjetrin.

‘Deklarata lidhur me terrorizmin dhe lindjen e mesme ka ngjallur reagime të shumta dhe shpresoj që shpjegimet e mia të kthejnë qetësinë. Unë jam kundër përdorimit të forcës ndaj civilëve pavarësisht se kush është viktima. Unë shpreh ngushëllime për viktimat e sulmeve terroriste të ISIS në parlamentin dhe mauzoleun e imam Khomeinit. Të tilla ngjarje për mua dhe për të gjithë njerëzit e botës janë ngjarje të dhimbshme’, ka thënë kongresmeni Rorabaker. Ai në një pjesë të deklaratës së tij ka thënë se struktura shtetërore në Iran dhe parlamenti nuk janë të pavarur dhe demokratikë. Ne kur flasim për çështjen e terrorizmit sunit apo shiit unë preferoj që ata të sulmojnë njëri tjetrin me qëllim që viktimë të mos jetë dikush tjetër dhe aq më shumë të mos jenë shtetasit amerikanë, deklaroi kongresmenti amerikan i Kalifornisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne