Konstituohet Komisioni Hetimor për zbulimin e ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit TIMS, zgjidhet sekretari

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur për herë të parë sot (2 prill) te Kryesia e Kuvendit, me kryetar demokratin Ervin Salianji dhe nënkryetar Tonin Gogu, nga radhët e PS. Sekretar për këtë komision është zgjedhur socialisti Xhemal Qeflalia.

Në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar, deputeti socialist, Nasip Naço shprehu kundërshtimin e tij për mbledhjen e sotme të komisionit pasi është java e gjelbër. “Keni rendur pas interesave personale zt.Kryetar dhe nuk po zbatoni ligjin”, tha ai. Në përgjigje, Salianji tha se mbledhja ishte dakordësuar me nënkryetarin e grupit.

“Faleminderit për komplimentin! Ne që po mblidhemi në kohë thoni pse u mblodhën pasi e keni zbardhur dhe e vetmja gjë që nxin është situata ku keni përfshirë organet e administratës publike në këtë shkelje të pretenduar. Së dyti jemi dakordësuar bashkë me nënkryetarin për t’u mbledhur ditën e sotme”, u shpreh ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne