Korçarët Konferencës së Londrës (1912): U aneksuam kundër vullnetit tonë në shtetin Shqiptar, ne jemi HELENË

 

 

Ilias Hrisohoidhι*

Njëqind vjet nga ndryshimet e mëdha në Epir.

Gjirokastër 17 Shkurt 1914

(Foto 1)Shpallja e Autonomisë së Epirit të Veriut. Dallohen Mitropoliti i Dhrinupoloeos Vasili në të majtë, Kryeministri i Epirit të Veriut Gjeorgjios Zografos (në qëndër) dhe Mitropoliti i Velas dhe Konicës Spiridhoni (djathtas). Poshtë figurë artistike nga beteja dhe marrja e Korçës më 6 Dhjetor të vitit 1912.

Tragjedia e Epirotëve të bllokuar duket qartazi tek peticioni dramatik në të cilin banorët e Korçës iu dorëzuan ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 1913 i cili dhe i solli gjërat deri tek Protokolli i Korfuzit (1914) , por gjithashtu përbën dhe njohjen e parë zyrtare ndërkombëtare mbi identitetin helen të Epirit të Veirut. Kopje e këtij peticioni në anglisht u shfaq kohët e fundit në koleksionet e Istitutit Huver nga shkruesi.

Teksti pesëfaqesh, dhuratë e profesorit Louis A. Gray, fillon me një hyrje të pa firmosur: “Epiri i Veriut u aneksua në shtetin e sapothemeluar Shqiptar në kundërshtim me vullnetin e banorëve të saj…. Shqiptarët pretendojnë se Korça është zemra e Shqipërisë Jugore. Do të ishte mirë të dëgjojmë vetë banorët e saj që të na flasin për dëshirat e tyre kombëtare”. Të fundit na kujtojnë dhe çlirimin e tyre të fundit : “ 7 Dhjetori 1912 u gëdhi duke na sjellë…. lirinë që dëshironim për katër shekuj dhe bashkimin e prefekturës sonë, si dhe atë të Moskopolit, Bilishtit dhe Kolonjës me atdheun, mëmëdheun tonë Greqi, me mbërritjen e ushtrisë fitimtare greke – vëllezërve tanë. Ndërsa ishim shumë të lumtur për lirinë tonë… papritur dhe pakujtuar morëm vesh se Konferenca e Ambasadorëve në Londër po diskuton nënshtrimin e qytetit tonë Korçës dhe të zonës së Bilishtit, Moskopolit dhe Kolonjës në shtetin e sapothemeluar të Shqipërisë. Të revoltuar, nxituam që t’i drejtohemi, me shkresa e telegrame, Konferencës dhe të ankohemi me respekt por dhe forcë, kundër çdo lloj plani apo vendimi të tillë. Meqënëse, megjithë ankesat tona dhe pavarësisht dëshirave tona të shprehura me forcë, Konferenca e Ambasadorëve vendosi në takimin e saj të fundit të dërgojë në Epirin e Veriut një këshill ndërkombëtare për të saktësuar përbërjen kombëtare të popullatës duke i dhënë një rëndësi të veçantë dialektit që flasim ne në shtëpitë tona, ne, përfaqësuesit e Epirotëve, të Korçës, Bilishtit, Moskopolit (Voskopojës) dhe Kolonjës, kemi nderin të shprehim opinionin tonë dhe të protestojmë për kufizimin e kësaj vepre të këshillit… Një analizë e tillë e ngushtë e kombësisë sonë fshehën frikën nëse ndërgjegjia jonë do të analizohej më thellë , që do të thotë nga pikëpamja gjuhore, dëshirave kombëtare , idealeve, historisë, traditës, përdorimit, karakteri helen i popullatës sonë do të ishte shumë i qartë për tu vënë në diskutim. Përtej këndit të ngushtë të këshillit tuaj do të analizojmë secilin prej parametrave të mësipërm që ti japim Shkëlqesisë suaj një pamje të fortë të kombësisë sonë HELENE”.

Pasojnë pesë pikat të cilat mbulojnë gjetjet arkeologjike (monedhat dhe mbishkrimet e periudhës të parakrishterë), arkitektura dhe kishat, shkrimet kishtare, shkollat greke, ekzistenca e të cilave vëretohet të paktën që prej vitit 1700.

“Dy shekuj më parë, kur Athina dergjej nën errësirën dhe heshtjen nën zgjedhën osmane, Moskopoli kishte një shtypshkronjë greke, shtypshkronjën e vetme në të gjithë Perandorinë Osmane”.

Një pjesë e madhe i dedikohet rrëzimit të propagandës shqiptare mbi “depërtimit” shqiptar në këtë zonë. Epirotët theksojnë se institucionet e tyre nuk financohen nga qeveria greke por nga dhuratat e bamirësve të mëdhenj me udhëheqës Moskopolitin Baronin Sina.

“Çfarë i detyroi këta burra që u pasuruan në vendet e huaja dhe jetuan në vende raciste ndaj Greqisë dhe grekëve që të falnin pasurinë e tyre në instutcionet bamirëse dha arsimore greke?

Asgjë më tepër sesa ndërgjegjia e prejardhjes së tyre kombëtare”.

Pasi krahasohen arritjet ekonomike dhe kulturore të Epirotëve me ato minimale respektive të Shqiptarëve, peticioni përfundon me një shpërthim INDINJATE. “Nuk mundemi që të besojmë kurrë se Europa e Krishterë do të nënshtrojë popullatën e sapoçliruar të Krishter nën pushtetin e pashpirt të një fisi myslyman i cili është më i egër se vetë Turqit. Sepse duhet të bëhet qartë e kuptueshme se nëse deri dje prindërit, mëmat dhe fëmijët tanë therreshin, nëse gratë, vajzat dhe motrat tona çnderoheshin, nëse pasuritë tona rrëmbeheshin, të gjitha këto gjëra të padurueshme nuk i vuajtëm në duart e Turqve, të paktë prej të cilëve ndodhen ndër ne, por në duart e myslymanëve Shqiptarë. Nëse qeveria Turke mbante egërsinë e tyre kundër nesh… cili do të jetë fati ynë kur të gjendemi në duart e tyre dhe pa asnjë që t’i kontrrollojë apo t’i vendosë para përgjegjësisë?”

Pasojnë të dhëna të sakta mbi vrasjet dhe dhunimin ndaj HELENËVE dhe përfundojnë me pyetjen: “Në këtë Minotaur dëshiron Europa të na dorëzojë? Me kë të drejtë humane apo hyjnore i dorëzohen popullatat helene të pastra Shqipërisë? Tre të katërtat e Korçës janë HELENË, zona përreth janë gjysmit HELENË dhe gjysmit shqipëtarë, ndërsa në Kolonjë shumica është HELENE. Me kë të drejtë drita i nënshtrohet errësirës, kultura paditurisë e barbarisë, jeta e aktiviteti stacionimit e drogimit?

“ Nëse, mgjth këto, Europa shfaqet e pashpirt… deklarojmë se nuk do të lejojmë që të na shesin si kafshë të fortët e botës. Nuk jemi afrikanë, por një fisi i stërlashtë, me histori të lashtë, tradita të shenjta, kulturë të lashtë dhe me ndërgjegjie të plotë të vlerës sonë të patejkalueshme… deklarojmë për herë të fundit se kemi një vendosmëri të palëkundëshme që t’i hedhim të gjitha në zjarr dhe të sakrifikohemi deri në pikën e fundit për të mbrojtur lirinë tonë, historinë dhe traditat tona që në 500 vjetët e keqmenaxhimit turk i ruajtëm si thesarët më të shtrenjtë që na trashëguan paraardhësit dhe etërit tanë”.

Epirotët ruajtën premtimin e tyre duke shpallur pak muaj më vonë Republikën Autonome të Epirit të Veriut dhe si përfundim duke detyruar Shqipërinë që të nënshkruante Protokollin e Korfuzit, i cili kurrë nuk u vu në veprim duke e kthyer me ngadalë popullatën epirote në një “minoritet” në përndjekje.

Një shekull më pas, në një epokë e cila ka përjetuar ribashkimin e “paimagjinueshëm” të Gjermanisë, Epirotët e izoluar kanë çdo arsye që të vazhdojnë betejën e tyre. Depërtimi i Bashkimit Europian në Ballkan e bën Epirin Verior të krishterë e të lashtë, një mjet lidhës për orientimin europian të Shqipërisë. Ajo që duhet është pavarësia e çështjes nga ngërçet ideologjike dhe vendosja e saj në kontekstin njerëzor si një shkelje njëqindvjeçare e të drejtës së vetëindetifikimit të kombësisë vendase. Greqia e 2014 që guxon që të shpallë zonat ekskluzive ekonomike detare përtej kufijëve të saj detarë mundet tashmë që të mbrojë nëpërmjet veglave europiane një prej pjesëve më të vuajtura të mbizotërimit të saj historik.

Dr. Ilia Hrisohoidhi (http://web.stanford.edu/~ichriss/”Ilias Chrissochoidis) është studiues historik i Standford University, shkrimtar dhe kompozitor. Është përkujdesur mbi vëllimet e Spyros P. Skouroas, Memoirs (1893-1953), The Cleopatra Files dhe CinemaScope dhe po përgatitet për të botuar dokumentat e sapozbuluar të ELAS./ pelasgoskoritsas.gr

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne