Koreano-amerikanja Yuri Kim i shpall lufte Kines nga Tirana

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se SHBA-të nuk do lejojnë Kinën që të sfidojnë marrëdhëniet dhe sfidojë rregullat e qëndrueshme ndërkombëtare. Kim shkruan se SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë për të ruajtur dhe kultivuar këto vlera dhe se nuk do të lejohen që të cenohen nga Kina. Këto deklarata Kim i bëri duke shpërndarë fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken, i cili ka folur për ndikimin e Kinës në botë.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm & të hapur-rregullat, vlerat & marrëdhëniet e bëjnë të funksionojë si duam ne. SHBA do punojnë me Shqipërinë & aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat & të ardhmen tonë”, tha Kim.

Kjo deklarate e shoqes Kim i ngjan nje deklarate luftarake qe ajo ben ne menyre ilegale ne nje vend sovran sikur Shqiperia, duke thyer statusin e saj diplomatik dhe sjellur me shqiptaret sikur te jete presidentja apo kryeministrja e vendit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne