TURQIA GODET DREJT 2023!

Savash VELIU

TURQIA me TRUMP apo BIDEN do të vazhdoj rrugën politike papenguar drejt qëllimit të përcaktuar 2023, këtë e tha Presidenti Erdogan!

Turqia po zhvillon Luftën Nacional Çlirimtare të pavaresisë së plotë nga okupimi perëndimor e jo të ec i droguar pas imperialistëve amerikanë dhe evropës!

Ushtria amerikane filloi përgatitjet e mëdha me ardhjen e Biden. Por edhe Erdogani përgaditet duke goditur caqet terroriste amerikane dhe këlyshet përgjatë detit Mesdhe.

Sot organizata terroriste nga Iraku në Siri dërgoi sisteme të mbrojtjes ajrore ′′AVENGER′′ në zonat e pushtuara të PKK / PYD.

Por edhe Turqia me goditjet selektive mbi zonat e interesit amerikan provokon Biden i cili duhet pyetur veten:

A nuk morrët kurrë një mësim nga Rusia që i dha Armenisë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe armë të tilla siç i dhuruat ju ato militanteve tuaj PKK-YPG ne Irak dhe Siri…?

Dhe derisa Turqia godet militantët ju vetem vështroni se si shpartallohen nga armët turke të sofistikuara veçanrisht nga sistemet drone papilot të cilët godasin të pahetuar nga radaret më të avancuara të botës prodhime amerikane të pergjumuar nga sistemet e luftes elektronike turke.

Sistemet e luftës elektronike Ruse nuk i ndaluan as një sekond të vetëm dronet papilot TB2 gjatë fushatave turke në këto hapsira rajonale!

A nuk keni dëgjuar ndonjëherë për një emër Selçuk Bayraktar? A keni dëgjuar ndonjëherë për AKINCI?

A mendoni se janë një foto aparat apo diçka tjetër kur thoni “SİHA”…?!

Çfarëdo u ndodhi mercenarëve rusë në Libi dhe fatin e armëve ruse në Siri ato u bën shkaku që rusia të bëhet maskara në luftën e fundit të Karabahut!

I njëjti fund po të pret edhe ty Biden. Turqia nuk i bindet më rregullave amerikane, ajo ka trasuar rrugën e progresit drejt majave botërore ku pretendon të sundoj tri kontinentet kyçe..!

Është koha e fundit që administrata amerikane të bëj sa më shpejt marrëveshjen e madhe në tavolin mes dy partnerëve të barabart sepse opcionet tjera janë fijasko për Shtetet e Bashkuara Amerikane.

Përndryshe para Erdoganit të përvojshëm politikisht Bideni mbetet tejet i dobët. Duhet lënë retorikat boshe gjatë fushatës elektorale të Biden mënjanë në lidhje me Turqinë, mund të themi se opsionet e diplomacisë Amerikane janë të kufizuara.

Nëse Biden zgjedh të aplikoj sanksione edhe më të forta kundër Turqisë atëherë Amerika do të humbaste më shumë nga do të fitonte, atëherë rrezikon të humbas Turqinë përgjithmon duke patur parasysh konkurencën Kineze me Linjën e Rrugës së Mendafshit – Silk Road, ku tentativa Kineze është të shpërthej shtetrrethimin amerikan nga deti dhe ajri si konkurenti aktualisht më i fuqishëm Amerikanë.

Nëse zgjidhet opcioni i Luftës, atëherë dihet se Turqia rradhitet e dyta ne NATO si me e fuqishmja dhe me rritje marramendëse të teknologjisë ushtarake, e bën këtë opsion puthuajse krejt të pamundur. Do të ishte një opsion vetvrasës që do të shkatërronte edhe vetë Amerikën ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Pra ky opsion hiqet nga tavolina sepse Biden don që ta forcojë NATO-n dhe jo ta dobësoj edhe më tej. Sepse Rusia ate do të donte një dobësim edhe të mëtejshëm të Natos.

E nëse ndodh Turqia të largohet nga NATO atëherë automatikisht shpartallohet aleanca veriatlantike e nuk mbetet gjë as nga SHBA e as nga BASHKIMI EVROPIAN. Këtë e do Rusia edhe Kina por fshehurazi edhe Franca e Macronit i cili nxit Greqin kundër Turqisë akt që automatikisht SHBA-në e shtyn kundër Turqisë dy fuqi superiore të aleancës të përplasen shkatërrueshëm ushtarakishtë dhe më NATO nuk ka!

Opcioni i Francës Macronian është shkatërrimi i dy fuqive të mëdha të NATO-s dhe pas saj Franca të kurdisë Ushtrinë Evropiane të kryesuar nga Franca si lider evropian që do udhëheq fuqinë ekonomike Gjermane.

Po sot një mjet fluturues turk kaloi mbi Dedeağaç qytez në lindje të greqis i pahetuar vend ku stacionohen sot forcat amerikane përball kufirit Turk.

Po para ca diteve rreth brigjeve të israelit u godit nëndetësja israelite nga një mjet i paidentifikuar duke shkaktuar dëme të paripariushme dhe përgjegjësia mbi aktin nuk u morr nga askend!?

Dyshimet vijn e shtohen se goditja është bërë nga mjetet të dirigjuara me telekomand nga forcat detare Turke përmes meduzave papilot “WATOZZ”!

Poashtu para ca ditëve u godit një tank ushtarak të forcave Assadiste në lagjet siriane e cila ishte e mbrojtur nga të gjitha anët me mburoj ndërtesash të larta që ishte e pamundur goditja nga ndonjë mjet luftarak apo raket. Sypozohet se tanku u godit nga lartë duke u copëtuar në copëza, akt që la gojëhapur Assadistët, Rusët dhe Iranasit se si ndodhi kjo?!

Dyshohet se tanku sirian u godit nga ajri prej forcave Turke me armë të sofistikuar Laserike që nuk ka parë një të tillë bota… Dhe pas dyshimeve të shumta përse Turqia zgjedh të hesht? Pra, Turqia po dërgon mesazhe të mbuluara “fuqive të ashtuquajtura të mëdha” me porosi se janë të skaduara para inxhinjeringut ushtarak turk as që syri se ka parë e veshi se ka dëgjuar e goja nuk ka folur!

Testimet e armëve turke në terren janë Mesazhe të qarta të dërguara në adres të sakt fill pas 15 korrikut 2016 drejt SHBA-s, Rusisë, Francës, Israelit dhe NATO-s,… Kujdes me Mua!!!

Turqia me hapa të azhurta i afrohet vitit famoz 2023, ku pretendohet ‘’Krijimi i Unionit Turk’’ me emërin “TURAN”, me një popullsi prej 400 milionë banorësh ekonomikisht të pavarur me forcë ushtarake të fuqishme në tre kontinentet më strategjike të globit.

Këtu fle problemi që i frikëson Evropën, shtetet fqinje dhe SHBA.

Frika në kokat e tyre parashtron pyetjen a po kthehet përsëri Perandoria Turke?

Kërkesa për këtë union turk ka edhe nga Pakistani t’i bashkangjitet me një popullat prej 200 milion banorësh, gjithashtu me armë bërthamore derisa Hungaria është vëzhguese në të.

Ndërkohë, Turqia Erdoganist arriti të mposht edhe forcat opozitare parazite ose mashat proamerikane e properëndimore në skenën e brendshme politike duke i përçarë vet u përforcua edhe më fuqimusht pozicionin Presidencial që sa vjen fuqizohet brenda dhe jashta me projekt programet ekonomiko-ushtarake e diplomatike si lojtar strateg që di të formoj e të prish lojërat e kurdisura në favor të vet.

Turqia sot është faktor rajonal dhe botëror pa të cilën asnjë marrëveshje nuk mund të vendoset pa të, gjë që vlen edhe për Ballkanin shqiptar. Prandaj shtetet shqiptare duhet të llogarisin në këtë Mikun e Madh shqiptar dhe të qëndroj pran Hanxhiut e jo të vendoset pran jollxhiut/rrugëtarit!

Kështu thotë edhe, Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price; Amerika Dëshiron ti zbutë Tensionet me Turqinë për të realizuar interesat e përbashkëta në Siri do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me Turqinë sepse Turqia është një forcë botërore”…!

Pra, kjo është realiteti politik i Turqisë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne