Koreja e Veriut: Nëndetësja amerikane do të mbetet një “fantazmë” nënujore

Koreja e Veriut ka premtuar se do të fundosë një nëndetëse amerikane-e cila është vendosur aktualisht në ujërat e Koresë së Jugut-nëse SHBA-të ndërmarrin veprime provokative.

Reagimi vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i “lumtur” nëse Pheniani do të kryente një test tjetër bërthamor. Faqja e internetit të lajmeve “Uriminzokkirit” e kontrolluar nga shteti i Koresë së Veriut paralajmëroi të dielën se “USS Michigan nuk do të jetë në gjendje të ngrihet në sipërfaqe kur të pësojë një fund të mjerë dhe të kthehet në një fantazmë nënujore”. “Mbrojtja bërthamore e Koresë së Veriut do të sigurojë që transportuesit e avionëve amerikanë, nëndetëset bërthamore dhe pajisje të tjera ushtarake do të “shpartallohen në pjesë metalike të shkrirë” nëse kërcënojnë Phenianin”, thuhet më tej. Vendosja e nëndetëses “USS Michigan” dhe grupit transportues të avionëve “USS Carl Vinson” afër gadishullit Korean “synon të intensifikojë kërcënimet e mëtejshme ndaj republikës sonë”, shtoi ajo. Sipas artikullit, deklaratat e fundit që vijnë nga administrata Trump tregojnë se Uashingtoni është afër zbatimit të një skenari strategjik, me të cilin një konfrontim i vërtetë ushtarak është një mundësi reale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne