Koreja e Veriut nuk heqë dorë nga armatimi bërthamor

Koreja e Veriut thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga armatimi bërthamor, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë “shantazhin dhe manovrat ushtarake në pragun e shtëpisë së saj”.

Agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA ka ripërsëritur të shtunën qëndrimin e Phenianit lidhur me këtë çështje, ndërkohë që ka publikuar një tekst lidhur me të gjitha provat e kryera bërthamore këtë vit.

Në shtator të këtij viti, Koreja e Veriut kreu testin më të fuqishëm bërthamor të saj, ndërsa në periudhën korrik-nëntor lançoi tre raketa balistike interkontinentale të cilat ranë në det, duke ngjallur frikën se është shumë pranë zhvillimit të një arsenali bërthamor i cili mund të godas caqe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KCNA tha se Koreja e Veriut “është një fuqi e pathyeshme e cila nuk mund të nënçmohet dhe as të shkelet mbi të”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne