Bota

Koreja e Veriut prodhon bombë me hidrogjen; tërbohet Amerika

Koreja e Veriut ka prodhuar dhe testuar me sukses një bombë me hidrogjen në prani të Kim Jong-un lider i këtij vendi.

Burimet informative nga Koreja e Veriut thanë se Pheniani ka testuar me suksese një armë bërthamore, e cila mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë veprimi. Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se testi i gjashtë bërthamor ishte një “sukses i përsosur“, disa orë pasi sizmologët kishin zbuluar dridhje të tokës. Pheniani tha se kishte testuar një bombë me hidrogjen, një pajisje shumë herë më e fuqishme se sa një bombë atomike. Analistët thonë se pretendimet duhet të trajtohen me kujdes, por aftësia e saj bërthamore është duke përparuar qartë. Koreja e Veriut zhvilloi së fundi një provë bërthamore në shtator 2016. Ajo ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për të zhvilluar armë bërthamore dhe për të testuar raketat të cilat potencialisht mund të arrijnë në SHBA. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se testimi i fundit u zhvillua në Kilju County, ku ndodhet vendi i testimit nuklear i Phenianit./ PT

OPINIONE