Organizata terroriste PKK bën transportimin e drogës nga Belgjika

Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli (AA) bën të ditur është zbuluar se një rrjet i organizatës terroriste PKK në Belgjikë ka bërë shitjen e lëndëve narkotike në gjysmën e shteteve evropiane, ndërsa paratë e përfituara nga shitja i ka transferuar organizatës terroriste.

Sipas agjencisë të lajmeve Belga të Belgjikës, me operacionet e zhvilluara kundër PKK-se në Austri dhe Belgjikë është shkatërruar njëri nga rrjetet e PKK-së në Evropë.

Është zbuluar se rrjeti, qendra e të cilit është qyteti Hasselt në rajonin Flaman të Belgjikës, kishte futur drogë në Evropë nga portet e Roterdamit të Holandës dhe Anversit të Belgjikës.

Lëndët narkotike të marra nga portet ishin dërguar në një shtëpi në Hasselt duke i ndarë ato në pako pesë kilogramshe, të cilat i kishin fshehur në pjesët e ndryshme të veturave, ku pastaj janë futur në treg në gjysmën e Evropës, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Francën, Holandën dhe Zvicrën.

Gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Hasselt në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 30 kilogramë kokainë, 12 kilogram heroinë dhe shumë tableta sintetike, armë dhe 800 mijë euro.

Në Austri janë dënuar katër persona me 21 vjet e gjysmë burg, ndërsa për personin e pestë i cili ka ikur është marrë vendimi për arrestim. Ndërkaq, ne Belgjikë janë arrestuar dhjetë persona përfshirë edhe liderin e rrjetit, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Në një lajm të gazetës Het Belang van Limburg në gjuhën flamane, thuhet se ky rrjet ka transferuar miliona euro të përfituara nga heroina dhe parashikohet që ato t’ia ketë transferuar organizatës terroriste PKK.

Belgjika është njëra nga shtetet kryesore në Evropë ku PKK zhvillon shumë aktivitete, edhe pse ekziston ndalesë për një gjë të tillë. Në vitin 2014 në Belgjikë u zbulua një kamp i organizatës terroriste, ku thuhej se jetonin qindra anëtarë dhe ‘liderë’ të PKK-së.

Në Belgjikë bëjnë transmetim edhe kanalet televizive të organizatës terroriste, ndërsa në rastin e gjykimit të 36 personave, përfshirë edhe liderët në fjalë të kësaj organizate, vitin e kaluar ishte marrë vendimi se “PKK nuk është organizatë terroriste”. Ndërkaq, më vonë përmes ankesës së prokurorit federal, rasti ishte rishqyrtuar. Edhe leja e dhënë për anëtarët e PKK-së që të hapin tendë në Bruksel, kishte tërhequr vëmendjen e Turqisë.

Në raportin e policisë evropiane Europol, “Gjendja dhe Trendi i Terrorizmit në BE për vitin 2017”, thuhet se organizata terroriste PKK vitin e kaluar kishte zhvilluar një sërë sulmesh ndaj institucioneve, qendrave kulturore dhe pronave turke në shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa janë duke vazhduar aktivitetet e propagandës për të fituar donacione me forcë dhe anëtarë për organizatën, duke theksuar se ka hapur edhe një kamp në Alpet e Zvicrës.

Turqia, e cila kritikon shtetet e Evropës, përfshirë edhe Belgjikën, për mungesë të bashkëpunimit në luftën kundër PKK-së, thekson rolin e organizatës në trafikim të drogës në Evropë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne