Koreja e Veriut teston një armë të re

Koreja e Veriut ka kryer testimin e një arme të re e cila mendohet të jetë një top (armë artilerike) me rreze të gjatë.

Agjencia Yonhap në lajmin e saj të bazuar në lajmin e agjencisë zyrtare koreane të lajmeve (KCNA) ka bërë të ditur se testimi është kryer në vëzhgimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Lideri koreanoverior ka vëzhguar testimin e armës “ultramoderne” dhe e quajti atë një “kthesë vendimtare në forcimin e kapacitetit luftarak” të ushtrisë Koresë së Veriut.

Një zyrtar koreanojugor, i cili nuk dëshiron publikimin e identitetit është shprehur se supozojnë që topi është një lloj arme e re me rreze të gjatë, zhvilluar që në periudhën e Kim Jong-il, babait të liderit koreanoverior.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Kim Jong-un, u takuan më 12 qershor në Singapor. Pas këtij samiti të dy liderët arritën në marrëveshje për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore.

Kohët e fundit, bisedimet mbi çarmatimin bërthamor mes palëve ka arritur në pikën e ndaljes, ku administrata e Phenianit anuloi takimin e planifikuar për t’u zhvilluar javën e kaluar mes sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo dhe një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut.

Edhe Koreja e Veriut në fillim të muajit, kishte paralajmëruar se “mund të rigjallëronin sërish politikën shtetërore e cila synon forcimin e armëve bërthamore nëse SHBA-të nuk heqin sanksionet kundër vendit”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne