Koreja Veriore do dialog me kushte të barabarta me SHBA

Sinjali i parë i zbutjes së qëndrimit të Penianit ndaj Shteteve të Bashkuara vjen nga diplomatja e lartë koreano-veriore Choe Son-hui.

Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen kushtet e duhura, ishte deklarata e saj. Koreja e Veriut hap kështu një dritare për uljen e ndjeshme të retorikës mes dy vendeve, të përshkallëzuar deri në dërgimin e një njësisë luftarake të Marinës amerikane në rajon. Drejtoresha e përgjithshme për çështjet amerikane në Ministrinë e Jashtme koreano-veriore i bëri këto komente për gazetarët në Pekin, gjatë ndalesës aty në rrugën e kthimit nga Norvegjia. “Nëse krijohen kushtet e duhura, do të kemi dialog”, i tha ajo gazetarëve pasi u pyet nëse veriu komunist ishte duke u përgatitur për bisedime me administratën Trump. Ndërkohë, pyetjes tjetër, nëse Peniani po përgatitet gjithashtu me bisedime me qeverinë e re të Koresë së Jugut dhe presidentit të porsazgjedhur Moon Jae-in, diplomatja iu përgjigj: “Këtë do ta shohim”. Son-hui takoi në fillim të javës në Oslo një delegacion amerikan ekspertësh, mes të cilëve Suzanne DiMaggio, drejtuese e qendrës së studimeve New America dhe ish-të dërguarin e SHBA-së në OKB, Thomas Pickering. Besohet se rrugëtimin drejt Europës, ajo për t’u takuar me funksionarë amerikanë shumë shpejt pas hapjes së famshme të Trumpit, që u shpreh i “gatshëm” të takohej me Kim Jong un, nëse kushtet e lejojnë një gjë të tillë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne