Koronavirusi/ Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë: Kush është mbi 70 vjeç, ju lutem mos dilni nga shtëpitë!

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi 70 vjeç, që mos të dalin nga shtëpia, pasi rrezikojnë të preken nga koronavirusi. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat pohoi se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 51, ndërkohë që në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 20 persona.

“Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:
Telefononi në numrin 127!
Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore!

Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.
SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

Ju lutem qytetarë: Shmangni vajtjet direkte në spitale.
Qëndroni në shtëpi!
Respektoni rregullat e reja!
Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem mos dilni nga shtëpitë!”, tha Rakacolli./BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne