Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në pesëdhjetë e një numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, njëzetë prej të cilëve ndodhen në Infektiv.

Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit është shtuar me nëntë. Shifrat e fundit u bënë të ditura nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Një mjek dhe tre infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve.

Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.

Rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne