Irak, 6 të plagosur nga sulmi me bombë

Gjashtë persona janë plagosur sot si pasojë e një sulmi me bombë në rrethin Tuz Khurmatu në provincën veriore Saladin, bëri të ditur një zyrtari i policisë lokale.

Një motoçikletë i ngarkuar me bombë shpërtheu në një treg në qendër të rrethit, tha për AA shefi i policisë në Tuz Khurmatu, Mustafa Hassan.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në zonë.

Ende nuk ka informacion për autorët e sulmit, tha Hassan.

Asnjë grup deri tani nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmin në rrethin Tuz Khurmatu, shtëpi e shumë turkmenëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne