Fitoi betejën me koronavirusin, del nga spitali pacientja zero në Maqedoni

Del nga spitali pacientja zero, në Maqedoni.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, e cila informon se pacientja e parë në Maqedoni me koronavirus sot ka dalë nga spitali dhe është dërguar për vijim të kujdesit në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është e qëndrueshme, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është me aparat të frymëmarrjes.

Edhe pesë pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne