Bota

Japoni, dënohet me vdekje personi që vrau 19 persona me aftësi të kufizuara

Një Gjykatë në Japoni sot ka dënuar me vdekje një person për përleshje me thikë në vitin 2016, që rezultoi me vdekjen e 19 personave me aftësi të kufizuara në një qendër të kujdesit, raportuan mediat lokale.

Kryetari i trupit gjykues Kiyoshi Aonuma në një gjykatë provinciale në Yokohmama i shqiptoi dënimin 30 vjeçarit Satoshi Uematsu, duke thënë: “Pasojat e rënda janë të pakrahasueshme me incidente tjera me 19 jetë të marra”.

Incidenti ndodhi më 26 korrik të vitit 2016 në institucionin e kujdesit për persona me aftësi të kufizuara mendore në provincën Kanagawa, në jug të kryeqytetit Tokio.

Uematsu e kishte pranuar vrasjen dhe këmbëngulte se “personat me aftësi të kufizuara që nuk janë në gjendje të komunikojnë mirë nuk kanë të drejta të njeriut”, sipas agjencisë së lajmeve.

Ai, megjithatë, kishte thënë se do të pranonte vendimin e gjykatës dhe nuk do të apelonte kundër tij.

Prokurorët japonezë kërkuan dënimin me vdekje për të akuzuarin. Avokatët e mbrojtjes u ankuan se Uematsu ishte “mentalisht i paaftë”.

Avokatët e tij i thanë gjykatësit se i akuzuari, ishte i varur nga marihuana e cila “ndryshoi personalitetin e tij që nga viti 2015”./AA

Etiketa