Dega Konsullore e Ambasadës së Federatës Ruse në Shqipëri ka një njoftim për shtetasit shqipëtarë

NJOFTIM PËR SHTETASIT SHQIPTARË

🔴 Për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës epidemiologjike lidhur me përhapjen e koronavirusit COVID-19, duke filluar nga data 16 mars 2020 Ju njoftojmë për ndërprerjen e shërbimeve në Degën Konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Shqipëri (shërbime të lidhura me marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, si edhe lëshimin e pasaportave dhe vizave përveç rasteve emergjente).

🔴 Masat e ndërmarra janë kushtezuar nga rrethanat e veçanta, të shkaktuara nga nevoja për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve dhe janë të përkohshme.

❗️Aplikuesit që tashmë kanë dorëzuar dokumentet për marrjen e vizës mund të vijnë t`i marrin në Degën Konsullore në datat 16, 18, 20 mars nga ora 9:00 deri në 12:00.

🔵 Ju vëmë në dukje se të gjithë qytetarët që vijnë në Rusi nga vendet me rrezik epidemiologjik, për shkak të përhapjes së koronavirusit COVID-19, duhet të njoftojnë detyrimisht për vendin e datat e qëndrimit në shtete të tilla si edhe kontaktet e tyre përmes telefonit +7 (495) 870 45 09.

🔵 Edhe në rastin e mungesës së temperaturës së lartë dhe simptomave të sëmundjes respiratore ata duhet të vetizolohen detyrimisht në shtëpi për 14 ditë nga data e mbërritjes në Rusi. Nesë shfaqen simptomat e para, duhet të kontaktojnë me shërbimin mjekësor për marrjen e ndihmës mjeksore në shtëpi pa shkuar në spital.

#Koronavirus #Albania #Shqipëri #Tiranë

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne