Masat për parandalimin e Koronavirusit, zyrtare nga MIE: Ndalohen fluturimet për dhe nga Britania e Madhe

Shqipëria do të ndalojë të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas. Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si pjesë e masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Në kuadër të masave drastike të ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, -thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më herët, Shqipëria ka ndaluar fluturimet dhe lëvizjet e trageteve të pasagjerëve me Italinë, ndërkohë që vijon transporti i mallrave./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne