Turqia rikonfirmon mosnjohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia

Në 6-vjetorin e aneksimit të paligjshëm të Republikës Autonome të Krimesë të Ukrainës nga ana e Rusisë, Turqia përsëriti se nuk e njeh këtë aneksim dhe theksoi mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Turqia dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Republikës Autonome të Krimesë të Ukrainës nga Federata Ruse që është bërë duke u bazuar në një referendum të paligjshëm, i cili u mbajt gjashtë vjet më parë. Vazhdon të jetë përparësi për Turqinë që tartarët e Krimesë, si një popull përbërës, të jetojnë në mirëqenie dhe siguri në atdheun e tyre historik, të mbrojnë identitetin e tyre kulturor dhe që vuajtjet e tyre që vijnë nga pushtimi të marrin fund. Me këtë rast, ne konfirmojmë edhe një herë mbështetjen tonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, partner strategjik i Turqisë”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne