Koronavirusi, konfirmohet rasti i ri në Krujë

Pas uljes në minimum të rasteve të reja në fillim të javës, ditën e djeshme u rrit përsëri në mënyrë të befasishme numri i të infektuarve me Koronavirus.

Edhe sot, duket se rastet dhe shënimi i vatrave të reja nuk do të mungojnë.

Burime për ABC News kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë testuar 14 persona dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Mësohet se rasti i ri është një vatër e re.

Gjatë epidemisë Kruja ka qenë vatër e nxehtë e infeksionit. Rastet me të shumta janë shënuar në fasoneri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne