Rama ashpërson dënimet: mbyllen mediat që shkelin distancat 2 metra mes të ftuarve

Të gjithë televizionet që shkelin disa herë regullin për të respektuar distancën e sigurisë mes të ftuarve në studiot televizive, rrezikojnë të mbyllen.

Kryeministri Edi Rama ka miratuar të mërkurën disa ndryshime në aktin normativ për pandeminë COVID-19, duke ashpërsuar gjobitjen për televezionet.

Sipas aktit, të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se një person që nuk respektojnë distancën e sigurisë prej 2 metrash nga njëri-tjetri, do të dënohen me gjobë 1 milionë lekë.

Në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive.

Këto ashpërsime vijnë pak ditë pas përplasjes me televizionin RTV Ora, për të cilin Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkoi mbylljen e aktivitetit për shkak të shkeljes së udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësise për lejimin e vetëm dy personave në studiot televizive./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne