Koronavirusi, ministria e Shëndetësisë: Si të uleni në zyra me shumë njerëz për të shmangur kontaktet me kolegët

Qeveria ka vendosur që administrata publike të punojë nga shtëpia si masë kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

Por ndërkohë pjesa tjetër e atyre që punojnë në ambiente me shumë njerëz rekomandohet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një foto ilustruese si udhëzues, se di duhet të ulemi në ambientet e zyrave me shumë njerëz për të shmangur kontaktet.

“Respektoni në punë rregullat e rekomanduara për parandalimin e COVID-19”, shkruan ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë nga nesër do të hyjnë në fuqi edhe kufizimet e lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në po të njëjtin orar.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne