Rusia është duke vendosur forcat paqeruajtëse në Malësinë e Karabakut

Forcat paqeruajtëse ruse janë rrugës për në Malësinë e Karabakut për t’u vendosur atje sipas marrëveshjes së arritur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Për të kontrolluar armëpushimin dhe ndërprerjen e veprimeve ushtarake në zonën e konfliktit të Malësisë së Karabakut, po vendoset një kontigjent paqeruajtës rus i përbërë nga 1.960 ushtarakë, 90 automjete të blinduara, 380 njësi automjetesh dhe pajisje speciale”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Paqeruajtësit po dërgohen me aeroplanë Il-76 nga fusha ajrore në Ulyanovsk”, thuhet gjithashtu në raportimin e agjencisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshjen.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne