Koronavirusi mund të shkaktojë 1 trilion dollarë dëme globale në turizëm

Sipas kreut të Institutit të Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Bagci, industria globale e turizmit ka tendencë të pësojë humbje prej 1 trilion dollarë nga koronavirusi.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Bağcı thekson shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit të ri në sektorin e turizmit dhe thotë se 50 milionë njerëz që punojnë në këtë sektor mund të humbasin punën e tyre.

Bağcı thotë se tregu global i turizmit ka të ardhura mesatare vjetore prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa për shkak të shpërthimit të koronavirusit humbjet ekonomike tashmë kanë arritur në 600 milionë dollarë.

“Ne besojmë se humbja do të arrijë të paktën 1 trilion dollarë deri në fund të vitit”, shprehet Bağcı.

Siç thekson ai, rreth 70 për qind e sektorit të udhëtimeve është ndërprerë dhe efektet e koronavirusit në këtë sektor janë në rritje.

Bağcı thotë se që nga dita e parë e shpërthimit, megjithëse Turqia ka marrë masa kritike, disa vende, veçanërisht ato evropiane, u vonuan në “trajtimin e çështjes me seriozitet”.

Duke theksuar rëndësinë e çështjes, Bağcı thotë se me sektorët që lidhen me turizmin humbjet totale ekonomike mund të shkojnë deri në 5 trilionë dollarë.

Bağcı shton se turizmi prek të paktën 60 sektorë të tjerë dhe se “fatkeqësisht edhe nëse shpërthimi është nën kontroll rimëkëmbja e turizmit nuk do të jetë e lehtë”.

Ai po ashtu thotë se profesionistët e turizmit duhet të përqendrohen në tremujorin e fundit të vitit 2020, si dhe në reduktimin e stafit duhet ta konsiderojnë si një opsion të fundit.

Koronavirusi, i cili dhjetorin e kaluar për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.

Numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 11 mijë, ndërkohë qeveritë vendosin mbylljen e vendeve për të parandaluar përhapjen.

Kina, Italia, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga koronavirusi.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, një shumicë e madhe e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin vuajnë nga simptoma të lehta para se të shërohen./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne