“Një tjetër lajm i mirë”, Manastirliu: Edhe pacienti zero është konfirmuar negativ, 3 të shëruar kthehen në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se një tjetër lajm i mirë vjen, pas masave të ndërmarra për shkak të koronavirusit.

Manastirliu thotë se edhe pacienti zero ka dalë negativ, ndërsa shton se 3 persona të shëruar, tashmë do të kthehen në shtëpi.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:

Një tjetër lajm i mirë🙏🏼

Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ👍🏼

Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi🙏🏼

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit😊

#JeniMëTëMirët🤩

/Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne