Emisioni IMPAKT Video

Koronavirusi: nje perspektive islamike

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon fenomenin e #Koronavirus duke u bazuar ne mesimet Kuranore dhe profecite e Pejgamberit Muhamed. Flitet per rendin boteror te ndertuar nga anglo-amerikanet pas renies se Bashkimit Sovjetik. Krijimin e Izraelit, shkaterrimin e arabeve, dhe konfliktin SHBA – Rusi – Kine. Shfaqja e koronavirusit trajtohet si pjese e konfliktit ushtarak ndermjet SHBA-se dhe botes arabe, Rusise dhe Kines. Me pas shfaqja e Koronavirusit analizohet bazuar ne hadithin e Auf bin Malik i cili transmetohet nga Sahihu i Buharit. Ne kete hadith profeti Muhamedi parashikon qe para dites se Qametit do te

1. Pushtohet #Jeruzalemi

2. Do shfaqet nje murtaje qe do i vrasi njerezit sikur murtaja vret delet

3. Dhe muslimanet do bejne lufte me perendimoret ne nje beteje ku do jete nje ushtri me 960.000 ushtare qe do sulmoje arabet.

Sipas analizes kjo eshte Lufta e Pare e Gjirit kur amerikanet cuan kunder Irakut 956.000 ushtare: https://en.wikipedia.org/wiki/Gulf_War

dhe nisen ciklin e lufterave per Izraelin kunder arabeve dhe muslimaneve.

#Koronavirusi, nese eshte murtaja e permendur ne hadithe, duhet te jete murtaja e madhe qe pritet qe te bjeri ne bote para zbritjes se Jezu Krishtit dhe Imam Mehdiut. Ne video murtaja e koronavirusit krahasohet me denimin qe Zoti i ka sjelle njerezve ne kohen e Nuhut (profeti Noa) dhe Lutit (profeti Lot) kur Zoti i shkaterroi njerezit mekatare me permbytje dhe me vullkan.

Veset qe qyteterimi amerikan ka nxitur qe prej renies se Bashkimit Sovjetik sikur prostitucioni, degjenerimi, prishja e marredhenieve gjinore, nxitja e ekonomise se fajdes me banka etj tregohen si disa nga mekatet qe qyteterimi judeo-kristian ka nxitur dhe promovuar ne tre dekadat e fundit.

Ne fund flitet per pasojat ekonomike dhe urine qe Koronavirusi do i shkaktoje botes, vendosjen e diktatures absolute dhe #shtetrrethim nga regjimi i #EdiRama ne #Shqiperi, konceptin e #Dexhallit apo sistemit te sotem anti-Zot perendimore, shkaterrimin e Kishes Katolike dhe Islamit dhe ardhjen e shumepritur te Imam Mehdiut dhe #JezuKrishti per te shpetuar njerezimin./gazetaimpakt

OPINIONE

INTERVISTA