Koronavirusi/ Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas kërkesë qeverisë: Duam një fond prej 32 500 000 lekësh

Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i ka dërguar një kërkesë qeverisë, duke i kërkuar marrjen e masave si pasojë e humbjeve të mëdha financiare të krijuar nga koronavirusi, pasi është ndaluar transporti publik në vend.

Në kërkesën dërguar qeverisë shoqata kërkon të plotësohen pesë kërkesa, një prej të cilave është dhënia e një fondi prej 32 500 000 për pagesat e punonjësve.

Kërkesat drejtuar qeverisë

1-Mbështetjen me një fond prej 32 500 000 lekësh për pagesat e 2500 shoferëve, faturinove, financierëve, juristëve, drejtuesve teknik, operatorëve, agjentëve dhe administratorëve me gjysmën e një page minimale prej 13 000 lekësh, të cilët presin të paguhen brenda 10 të muajit prill.

2-Faljen e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi fitimin për një periudhë 3 mujore.

3-Shtyrjen e pagesave të kredive për një periudhë 3 mujore pasi bankat nuk po e respektojnë urdhrin e BSH.

4-Shtyrjen e pagesës së taksave vendore për një periudhë 6 mujore

5-Furnizimin me 2500 maska, doreza dhe 500 litra alkool./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne